Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë, Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve, në Verrat e Llukës, simbol i unitetit, urtësisë dhe vlerave kombëtare.
Në kuadër të këtij manifestimi, u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore, për të nderuar përjetësisht rolin e këtij kuvendi historik dhe veprën e atyre që kontribuuan në misionin e madh të pajtimit.
Pjesë e kësaj dite domethënëse ishte edhe një manifestim me fjalë rasti, ku u theksua rëndësia e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të këtij vendi, si dhe ndarja e mirënjohjeve për individë që kanë dhënë kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
