Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me anë të një postimi në facebook ka uruar 1 majin – ditën Ndërkombëtare të Punës.
“Më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë punëtorët, në sektorin publik e privat, që me përkushtim mbajnë gjallë zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.
Kjo ditë na kujton rëndësinë e dinjitetit në punë, përmirësimin e kushteve dhe përkrahjen për punëtorët. Edhe në Rahovec kemi shembuj frymëzues të punëtorëve të palodhur dhe ndërmarrësve që investojnë në mirëqenie.
Le të jetë 1 Maji një ditë reflektimi dhe motivimi për politika më të drejta dhe më shumë mundësi pune”.
Urime 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës!