Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan Qendrën për Kulturë, Arte dhe Inovacion në Rahovec, ku nga afër përcollën ecurinë e punimeve. Kjo qendër pritet të jetë një hapësirë moderne për zhvillim kulturor, krijues dhe inovativ për të rinjtë e kësaj komune. Sipas kryetarit Latifi me ministrin Çeku kanë diskutuar për projektet prioritare që janë adresuar në MKRS, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive.
Ndër projektet e paraqitura janë:
Ndërtimi i stadiumit të qytetit në Rahovec, Krushë të Madhe dhe në Ratkoc
Ndërtimi i stadiumit ndihmës në Xërxë
Ndërtimi i palestrës sportive në Krushë të Madhe
Sallat e edukatës fizike për shkollat në Krushë të Madhe, Xërxë dhe Malësi të Vogël
Fushat sportive të hapura në disa vendbanime
Projekti “Rregullimi i terreneve sportive”
Renovimi i Palestrës Sportive “Mizahir Isma”
Restaurimi i objektit përkujtimor për 64 të masakruar në Krushë të Madhe.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
