Komuna e Prishtinës njofton se të hënën Rruga Agim Ramadani do të jetë e hapur për qarkullim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të përfundojnë deri të hënën. Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka publikuar pamje të punimeve, teksa ka njoftuar se sot ( e shtunë) po kryhet asfaltimi, derisa të dielën do të bëhet vijëzimi i rrugës.

“Sot po kryhet asfaltimi, nesër bëjmë vijëzimin, e të hënën gjithçka do të jetë gati për qarkullim!”, thuhet në postimin e komunës së Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …