Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit, pas një finaleje emocionuese ndaj Dritës.
Skuadra ferizajase triumfoi me rezultat 3:2 (22:25, 25:22, 22:25, 28:26, 10:15) në finalen e katërt të serisë, duke siguruar kështu fitoren e tretë dhe mbylljen e serisë së play-off-it.
Pas titullit të fituar, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në rrjetin e tij social, facebook ka shkruar:
Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase.
Mbrëmë, Klubi i Volejbollit “Ferizaj” (Meshkujt) u shpall Kampion i Kosovës në Volejboll në kategorinë e meshkujve, sukses ky që kurorëzon një sezon të jashtëzakonshëm sportiv për sportin ferizajas.
Urime lojtarëve të Klubit të Volejbollit “Ferizaj”, trajnerëve, menaxhmentit të klubit, tifozerisë “Ujqit” e të gjithë sportistëve e sportdashësve.