Komuna e Rahovecit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me IOM-in

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar të hënën një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kabinetit shkencor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc.

Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, dhe Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të mësimdhënies, krijimi i një ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e lëndëve shkencore, si dhe mbështetja e përfshirjes dhe integrimit të të gjithë nxënësve, pa dallim.

Projekti realizohet në bashkëpunim me IOM-in, me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ndërsa Komuna e Rahovecit kontribuon me bashkëfinancim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …