Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga qendra e qytetit të Deçanit deri në Qafë Mullar, në vendin e rënies heroike të Luan Haradinajt – për të nderuar dëshmorin e kombit, Luan Haradinajn – Luanin e trojeve shqiptare.

Aktiviteti filloj me homazhe pranë lapidarit të heroit Luan Haradinaj në qendër të qytetit, ku prezent ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Më pas çiklistët vazhduan marshin e tyre me ngjitjen drejt Qafë Mullarit.

Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë dhe ofroi mundësinë që çdo çiklist t’i bashkohej këtij udhëtimi përkujtimor, në nderim të veprës së Luan Haradinaj, një prej dëshmorëve të parë të Rajonit të Dukagjinit, në ditën e rënies së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gjithandej në komunën e Deçanit, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Në komunën e Deçanit, me intensitet të shtuar po zhvillohen punimet në në infrastrukturën rrugore. …