Lavdi të gjithë dëshmorëve që u bënë themel i Kosovës së lirë!

Në vendin ku liria mori emër, në Gllogjanin e qëndresës, sot u përkulëm me nderim e mall para emrave që s’do të zbehen kurrë nga kujtesa jonë kombëtare.

Smajl Haradinaj patrioti që mishëroi qëndresën dhe sakrificën për atdheun, dhe Gjeneralmajor Luan Haradinaj që me guximin e tij frymëzoi një ushtri të tërë për të nisur rrugën drejt lirisë.

Ata nuk dhanë vetëm jetën, por dhe shpresën, idealin dhe rrugën për të ecur me kokën lart në një Kosovë të lirë. Liria që e jetojmë sot është borxhi më i madh që kemi ndaj tyre, një borxh që nuk shuhet kurrë, por që duhet nderuar çdo ditë me kujtim, përulje dhe vepra.

Lavdi e përjetshme Smajl dhe Luan Haradinaj!

Lavdi të gjithë dëshmorëve që u bënë themel i Kosovës së lirë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …