Qendra Kulturore “Anamorava” triumfon në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike kombëtare, duke u dalluar në edicionin e fundit të Festivalit Burimor “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të njohura në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në këtë festival prestigjioz, ansambli u nderua me dy çmime të mëdha:

Çmimin “Malësorja”, që përfaqëson vendin e dytë për autenticitet dhe paraqitje burimore, një ndër vlerësimet më të rëndësishme të festivalit.

Çmimin për trupën dhe valltarët më të mirë burimorë, që dëshmon për nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin e këtij ansambli.

Qendra Kulturore “Anamorava”, për vite me radhë, është treguar një përfaqësuese dinjitoze e kulturës së Komunës së Vitisë, duke ruajtur dhe promovuar me përkushtim trashëgiminë tonë folklorike në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çmimet e fituara, të dhëna nga juri profesionale, janë dëshmi e qartë e punës së palodhshme, përkushtimit dhe pasionit të këtij ansambli, i cili vazhdon të jetë një ndër shtyllat kryesore të promovimit të vlerave kulturore të trevës së Anamoravës.

Kontrolloni gjithashtu

Lavdi të gjithë dëshmorëve që u bënë themel i Kosovës së lirë!

Në vendin ku liria mori emër, në Gllogjanin e qëndresës, sot u përkulëm me nderim …