LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ish-ministrave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ish-Kryeministrit Albin Kurti dhe disa ish-ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët janë rizgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Kallëzimi është dorëzuar nga deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, të cilat theksuan se lënda ka të bëjë me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ligjore. “Personat në fjalë, përfshirë ish-Kryeministrin Kurti, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive për të ushtruar mandatin e deputetit, dhe si të tillë nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive në Qeverinë në detyrë,” thuhet në komunikatë.  LDK ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë hetimet e nevojshme dhe të veprojë në përputhje me ligjin, për të garantuar llogaridhënie dhe sundim të ligjit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët gjermanë të KFOR-it intensifikojnë patrullimet ditë e natë në rajonin lindor

Ushtarët gjermanë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje, të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, po …