Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në Kosovë me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura Bullgare. Ceremonia u mbajt në nder të kontingjentit bullgar të vendosur në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë. Praninë e ushtarëve bullgarë në Kosovë e konsideron si një garanci sigurie jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit, i cili, sipas saj, ende përballet me sfida për stabilitet dhe siguri. Ju, ushtarët bullgarë në KFOR, jeni një garanci sigurie jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë rajonin, i cili për fat të keq ende nuk mund të gjejë sigurinë dhe stabilitetin që të gjithë dëshirojmë, tha Iotova. Zëvendës presidentja u prit nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ndërsa të pranishëm në ceremoni ishin edhe Zëvendës Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, si dhe Komandanti i kontingjentit bullgar në Kosovë, Nënkoloneli Hristo Vasilev.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj shpreh zhgënjimin ndaj Limajt: “Nuk është respektuar bashkëpunimi kundër Kurtit”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar publikisht me zhgënjim ndaj …