Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votë të fshehtë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hasani sqaroi se një ndryshim i mënyrës së votimit nuk mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor. Duke iu referuar aktgjykimit të vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka hartuar, Hasani theksoi se ky dokument nuk përmend askund domosdoshmërinë e votimit të fshehtë për pozitën e kryeparlamentarit. Sipas tij, kjo çështje rregullohet përmes Kushtetutës, ligjeve përkatëse dhe Rregullores së Kuvendit, dhe asnjëra nga këto nuk e përmend votën e fshehtë për këtë rast. Gjykata ka treguar qartë mënyrat e votimit në Kuvend, por nuk ka thënë që zgjedhja e kryetarit duhet të bëhet me votë të fshehtë. Kushtetuta e thotë këtë vetëm për presidentin, deklaroi Hasani. Ai sqaroi se vendimi për mënyrën e votimit mund të ishte bërë në momentin e caktimit të seancës konstituive më 8 prill, përmes një marrëveshjeje politike mes partive. “Tani nuk mund të ndërrohet ajo. Kjo është tërësisht kaotike dhe kundër rregullave parlamentare,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …