Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit. Ajo ka kritikuar kryesuesin Avni Dehari, duke thënë se nuk u lejua as t’u drejtoheshin deputetëve nga foltorja. Bajrami theksoi se LDK nuk do të përkrahë ndryshimin e mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë, siç ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo gjithashtu njoftoi se janë mbledhur nënshkrimet për të kërkuar nga ZRRE anulimin e dy vendimeve, përfshirë atë për rritjen e çmimit të energjisë. Duke komentuar mbi mundësinë e zgjedhjeve të reja, Bajrami deklaroi: “Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë: Kosova apo Albulena Haxhiu. Qytetarët të zgjedhin mes tyre.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …