FC Drenica rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura përmes llogarisë së tij në facebook, ka uruar Klubin e Futbollit Drenica për titullin e kampionit në Ligën e Parë të futbollit, sukses ky që i mundës skuadrës nga Skenderaj, që edicionin vijues të luaj në Superligën e Kosovës në futboll.

“Një moment historik, një rikthim që është ëndërruar, një sukses për çka është punuar! Urimet më të përzëmerta për lojtarët që besuan në sukses, kryesinë që punoi fort, shtabin teknik që nuk u dorëzua, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” – lojtari i 12-të jashtë fushe, që u dha zemër heronjve tanë në fushën e gjelbërt, dhe për qytetarët e komunës e Skenderajt që nuk u kursyen nga përkrahja për skuadrën tonë të zemrës!

Çast lavdie dhe krenarie për skuadrën tonë ❤️ FC Drenica”, ka shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-kryetarin e komunës së Vitisë, Isak Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ish-kryetarin e …