Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcell nga afër finalizimin e punimeve në asfaltimin e të gjitha rrugicave në fshatin Beleg, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.
Në llogarinë e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:
Jemi drejt përfundimit të asfaltimit të të gjitha rrugicave në fshatin Beleg!
Me përkushtim dhe bashkëpunim, kemi realizuar një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Urime për të gjithë banorët!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
