Më 15 Maj në ora 11.00, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Viti, mbahet Akademi Perkujtimore për shtatë Dëshmorët e Vitisë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Mehdi Korrani, Shabi Kajolli, Jonuz Zejnullahu, Njazi Rexhepi, Florin Maliqi, Safet Rexhepi dhe Remzi Xhaferi.
Akademia mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti në bashkëpunim me organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Dega Viti. Pjesëmarrja e Juaj do të jetë nderë dhe vlerësim për gjakun e derdhur për lirinë tonë, thuhet në ftesën publike të kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol HALITI dhe Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së dega në Viti.