Ekipi i Kosovës në karate u përfaqësua në kampionatin Europian për Senior i mbajtur në Yerevan të Armenisë nga data 7-11 Maj 2025.
Nga ky kampionat, Kosova kthehet me dy medalje bronzi. Ekiporja e vajzave dhe Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kg.
Në ekiporen e vajzave shkëlque sportistja elitare Behije Mustafa nga Ferizaj. Për këtë sukses kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka përgëzuar Behije Mustafën bashkë me ekipin e Kosovës duke lartësuar flamurin e Republikës në arenë ndërkombëtare. Urime e krenare me ju, ka shkruar kryetari Aliu.