Janë përkujtuar sot, në 44 vjetorin e rënies heroike, dëshmorët e kombit Tahir e Nebih Meha, me nderime të larta institucionale ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, , Fadil Nura, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit komunal, Adelina Spahiu, familjarët, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë të shumtë.
Fillimisht janë vendosur buqeta me lule të freskëta te varri i dëshmorëve, heroizmi i të cilëve është nderuar me një minutë heshtje.
Më pas është vizituar Kulla e Tahir Mehës në Lagjen Meha të Prekazit, ku edhe janë vendosur lule te busti i Tahir Mehës, i gjendur në truallin e familjes.
Nderime dhe lavdi trimërisë së dëshmorëve Tahir e Nebih Meha, thuhet në postimin në facebook të Komunës së Skenderajt.