leoni

Adrian Shtuni: Kriza në Kosovë është pasojë e mungesës së vizionit të përbashkët dhe besimit ndërpartiak

Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka vlerësuar se bllokimi i gjatë institucional në Kosovë – i manifestuar përmes dështimit për ta konstituar Kuvendin për të pesëmbëdhjetën herë që nga zgjedhjet e shkurtit – është reflektim i mungesës së një vizioni strategjik të përbashkët për të ardhmen e vendit dhe krizës së thellë të besimit mes aktorëve politikë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shtuni e përshkroi situatën si një “zugzwang i ndërsjellë” – një term i njohur në shah që përshkruan momentin kur çdo lëvizje e mundshme sjell pasoja të pafavorshme për lojtarët. “Asnjë subjekt nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa që mund të interpretohen si dobësim i pozicionit të vet politik, edhe kur vendi është në bllokadë funksionale,” tha Shtuni, duke shtuar se mungesa e vullnetit për kompromis po e paralizon sistemin demokratik. Ai theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë politike – apo edhe teknike – të paktën deri në marsin e vitit 2026, kur pritet të mbahet zgjedhja e re për presidentin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …