Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ka shpërblyer një qytetar të ndërgjegjshëm, për një veprim të thjeshtë, por me domethënie të madhe për të gjithë.
Të martën, komuna ka shpërblyer një qytetar në shumën prej 50.00 € që raportoi ndotjen e mjedisit në komunën e Rahovecit. Ky gjest nuk është vetëm simbolik, por një thirrje që të bashkohemi të gjithë në mbrojtjen e mjedisit. Këtë praktikë do ta vazhdojmë sepse vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër. Faleminderit për kujdesin dhe për guximin për të vepruar thuhet në postimin në facebook të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.