Kryetari Haliti priti në takim ish-kryetarin e komunës së Vitisë, Isak Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ish-kryetarin e kësaj komune, z. Isak Ahmeti. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithmbarshëm në komunën e Vitisë. Ndërsa kryetari Haliti e ka falënderuar ish homologun tij për kontributin e dhënë asokohe si kryetar komune. Ndërkaq z. Ahmeti i dhuroi kryetarit Haliti librin e tij ” Rrjedha e një manifestimi kulturor letrar-shkencor – Takimet e Dom Mikelit 1990-2024 . Kryetari Haliti e falënderoi z. Ahmeti për këtë dhuratë simbolike dhe e vlerësoi lartë punën e tij në periudhën që ai ka udhëhequr këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Janë përkujtuar në 44 vjetorin e rënies heroike, dëshmorët Tahir e Nebih Meha

Janë përkujtuar sot, në 44 vjetorin e rënies heroike, dëshmorët e kombit Tahir e Nebih …