Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e pestë të rregullt. Mbledhjen e kryesoi Amrush Helshani dhe para anëtarëve, propozoi rendin e punës, i cili u miratua .

Pas shqyrtimit të procesverbalit të mbledhjes së IV-të, të Komitetit për Komunitete, fjalën e mori , Feride Hoxha, drejtues e OJQ-së HANDIKOS- në Malishevë, e cila njoftoj anëtarët me shërbimet që ofron me ekipin e vet, për personat me nevoja të veçanta. Ajo kërkoi nga institucionet lokale e qendrore, që t’i krijojnë kushtet dhe mundësitë më të barabarta për integrim në punë, shkollim si dhe në vendimmarrje të kësaj pjese të shoqërisë.

Në fund të mbledhjes, anëtarët diskutua edhe për kërkesa të ndryshme për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Gjithandej në komunën e Deçanit, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Në komunën e Deçanit, me intensitet të shtuar po zhvillohen punimet në në infrastrukturën rrugore. …