Edi Rama: Shqiptarët do të përfitojnë nga 1 qershori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se shqiptarët do të përfitojnë nga 1 qershori. Ai bëri të ditur se gjatë vizitës në Tiranë, kryeministrja e Italisë ka sjellë dokumentin final mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë. “LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …