Hykmete Bajrami: KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete N. Bajrami ka drejtuar kritika të ashpra ndaj veprimeve të KESCO-s. Ajo ka shkruar se kjo kompani është duke përjashtuar ndërmarrjet në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike. “KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet nga shërbimi universal – furnizim ky me energji elektrike me çmime të rregulluara nga ZRRE, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike, Nenin 37, paragrafi II. Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal, si ka mundësi që për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter!?,” ka pyetur deputetja, Hykmete Bajrami. “Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor,” ka paralajmëruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …