Pas vitit 2022, bota ka hyrë në një periudhë transformimi të thellë gjeopolitik. Dy konflikte të mëdha, ai në Ukrainë dhe Gaza, jo vetëm që e kanë destabilizuar rendin në zonat respektive, por edhe e kanë ndryshuar thellësisht raportet mes fuqive të mëdha botërore, duke ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë evropiane, rolin e Bashkimit Evropian, dhe rikonfigurimin e strategjive të fuqive si SHBA, Kina, Rusia dhe Iran. Kjo analizë ofron një pasqyrë të thelluar të ndikimeve shumëdimensional dhe pasojave të këtyre dy konflikteve, duke u fokusuar në forcimin e Bashkimit Evropian dhe qasjen e Presidentit Donald Trump ndaj Evropës nëse rikthehet në pushtet. Kështu pas disa vitesh qetësi dhe njëfarë dominimi të ShBA-së dhe NATO-s, realiteti skur u tund me ardhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
- Lufta në Ukrainë: Gjeopolitika e konfrontimit të drejtpërdrejt me Rusinë
Lufta në Ukrainë, e filluar më 24 shkurt 2022 nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë, ka sjellë pasoja të thella dhe afatgjata në sistemin ndërkombëtar. Ky konflikt nuk është thjesht një luftë territoriale, por një betejë midis dy koncepteve të ndryshme të rendit botëror: demokracia liberale dhe autoritarizmi. Dhe siç dihet, aleatët perëndimorë jo vetëm se e kanë mbështetur luftën e Ukrainës, por edhe kanë harxhuar qindar miliara dhe pothuajse i kanë këputur marrëdhëniet me shtetin e Vladimir Putinit. Kjo ka lënë paqartësi për raportet mes perëndimit dhe federates Ruse dhe gjithashtu edhe pasoja.
Pasojat kryesore:
- Rikthimi i NATO-s si aktor qendror: Pushtimi i Ukrainës rriti ndjeshëm frikën e vendeve evropiane për sigurinë e tyre kombëtare. NATO u gjallërue me ritme të papritura. Finlanda dhe Suedia, që tradicionalisht kishin mbajtur neutralitet, aplikuan për anëtarësim, dhe prania ushtarake e NATO-s në lindje u shtua ndjeshëm.
- Sanksionet kundër Rusisë: Blloku perëndimor vendosi sanksione të papara ndonjëherë ndaj Rusisë, duke i goditur ekonominë, sektorin financiar, energjetik dhe teknologjik. Kjo krijoi ndarje të qarta midis Perëndimit dhe Lindjes, mirëpo ndikoj në përforcimin aleancën Rusi-Kinë.
- Rindërtimi i arkitekturës së sigurisë evropiane: BE dhe vendet individuale po rishikojnë konceptet e tyre të mbrojtjes dhe po investojnë ndjeshëm në ushtri. Gjermania, për shembull, shpalli fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për modernizimin e ushtrisë.
- Ukraina si simbol i rezistencës demokratike: Presidenti Zelensky u bë figurë ikonike e qëndresës dhe unitetit perëndimor. Ndihma ushtarake dhe ekonomike ndaj Ukrainës u bë mjeti i Perëndimit për të frenuar agresionin rus pa u përplasur drejtpërdrejt.
- Konflikti në Gaza: Ripërshkrimi i Aleancave Rajonale dhe Botërore
Pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, konflikti u intensifikua ndjeshëm, me një reagim ushtarak masiv nga ana e Izraelit. Kjo krizë humanitare dhe politike ka pasur pasoja të shumta. Deri me tani janë vrarë dhjetra mijra palestinez dhe janë shkatërruar shtëpitë dhe vendbanimet në Gaza. Çështja e Palesines e cila nuk u arritë të zgjidhet për kaq dekada, kësaj radhe shpërfaqi brishtësinë dhe natyrisht edhe thelloj problemin në kohën kur bota edhe ashtu ishte keq me luftën në Ukrainë.
- Rikthimi i Çështjes Palestineze: Pas dekadash mospasje interesi aktiv global, kauza palestineze u rithye në qendër të vëmendjes me intensitet, sidomos në Jugun Global, ku Izraeli shihet si pushtues, dhe SHBA/BE si mbështetës të pakusht.
- Polarizim global: Në vendet perëndimore, shoqëritë janë ndarë mes solidaritetit ndaj Izraelit dhe empatisë ndaj civilëve palestinezë. Kjo ka sjellë tensione të brendshme dhe rritje të islamofobisë dhe antisemitizmit.
- Rritja e rolit të Iranit: Irani dhe aleatët e tij (Hezbollah, Houthis, etj.) po përpiqen ta shfrytëzojnë situatën për të zgjeruar ndikimin e tyre. Një konflikt i përgjithësuar mund të sjellë një luftë të re rajonale.
- Testim i politikës amerikane: ShBA po përpiqet të ruajë balancën midis mbështetjes ndaj Izraelit dhe presionit në rritje për armëpushim. Ndërkaq, Kina dhe Rusia po shfrytëzojnë rastin për të dëmtuar imazhin moral të Perëndimit.
III. Forcimi i Bashkimit Evropian: Nga Margjina në Qendër
Krizat e Ukrainës dhe Gazës i kanë dhënë BE-së mundësinë të vendoset në skenën gjeopolitike botërore si aktor i pavarur dhe strategjik. Para së gjithash konsideroj se BE u zgjua nga kllapia që ishte për shumë vjet, duke pritur që për sigurinë të kujdeseshin Shtetet e Bashkuara. Shto faktin këtu, që Presidenti Trump qysh para zgjdhjeve paralajmëroj vendet aleate në NATO se ShBA nuk do të jetë siç ishte deri në janarin e këtij viti.
- Politika e jashtme dhe e sigurisë: BE ka ndihmuar financiarisht dhe ushtarakisht Ukrainën, ka vendosur sanksione të koordinuara me SHBA, dhe po diskuton krijimin e një force të bashkuar mbrojtëse.
- Diversifikimi energjetik: Varësia nga gazi rus e bëri Evropën vulnerabël. Pas 2022-s, BE u orientua drejt LNG nga SHBA, Norvegjia, Katari dhe investimeve në burime të ripërtërishme.
- Zgjerimi dhe politika e fqinjësisë: Lufta në Ukrainë e ka rritur gatishmërën e BE-së për zgjerim të shpejtë. Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit, ndërsa Ballkani Perëndimor po shihet si pjesë strategjike e së ardhmes evropiane.
- Politika industriale dhe digjitale: Ndërkohë që BE mbron vlerat demokratike, po tenton edhe të ndjekë ShBA-në dhe Kinën në garën për teknologjitë e ardhshme, si AI, bateritë, dhe prodhimi i mikroçipëve.
- Sfida të brendshme: Megjithë progresin, ekzistojnë ndarje mes vendeve anëtare, sidomos në lidhje me migracionin, shpenzimet ushtarake, dhe politikën ndaj Kinës.
- Populizmi politik: Në disa vende anëtare të Unionit problem i madh po del polulizmi politik, ku krerë qeveritarë e shtetëror të ekstremit të djathtë dhe të majt po pengojnë unitetin e BE-së, madje hapur mbështesin autokratin rus Vladimir Putin.
- Qasja e Donald Trump ndaj Evropës: Një Rrezik Strategjik apo Vetëdijesim i BE-së?
Donald Trump, ish-presidenti para Bajden-it dhe Presidenti i zgjedhur republikan në zgjedhjet e vitit 2024, ka mbajtur një qasje konfrontuese ndaj Evropës, NATO-s dhe vetë idesë së rendit shumëpalësh. Kjo ka sjellur një paqartësi si në raportet brenda alenacës, poashtu edhe me shtetet me ndikim ne gjeopolitat ndërkombëtare.
- “America First” dhe Evropa si barrë: Trump i sheh aleatët si konsumatorë të mbrojtjes amerikane dhe ka kërcënuar disa herë me dalje nga NATO. Kjo ka krijuar pasiguri dhe ka shtyrë BE-në të mendojë për autonomi strategjike.
- Qasje e butë ndaj Rusisë: Gjatë mandatit të tij, Trump shmangu kritikën ndaj Putinit dhe ka lënë të hapur mundësinë e heqjes së sanksioneve. Në mandatin e dytë duket se është dobësuar unitetin perëndimor ndaj Rusisë.
- Konflikte tregtare me BE-në: Ai ka vendosur tarifa ndaj produkteve evropiane dhe ka sfiduar rolin e OBT-së, duke favorizuar traktate bilaterale, që dobësojnë bashkëpunimin multilateral.
- Përçarja e Perëndimit: Një politikë e tillë do të krijonte hapësirë që BE të afrohej me Kinën apo të afirmohej si pol i tretë në rendin botëror.
- Stimulim i vetëdijes evropiane: Paradoksalisht, qasja armiqësore e Trump ndaj Evropës mund të shërbejë si katalizator për forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe të unitetit politik.
- Një Botë në riformatim
Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nuk janë thjesht epizode tragjike në histori. Ato janë simptoma të një riformatimi të rendit botëror. BE po përpiqet të kalojë nga periferia në qendër të vendimmarrjes globale, ndërsa ShBA mund të shfaqet gjithnjë e më tepër e pavendosur nëse udhëhiqet nga vizione izolacioniste. Në këtë kontekst, Evropa ka dy rrugë: ose të mbetet e varur nga vullneti i Shteteve të Bashkuara, ose të afirmohet si fuqi sovrane politike, ushtarake dhe ekonomike. Në një situate të tillë Gjsrmania dhe Franca shihen shumë afër në politikat e përbashkëta, ndërsa ka ide edhe për afrimin e Britanisë së Madhe në trekëndëshin Evropian.
Pa një vizion të përbashkët dhe guxim strategjik, Evropa rrezikon të mbetet spektatore në një arenë që dominohet nga forca dhe jo nga vlerat. Por, me vendime të mençura dhe me aleanca të balancuara, ajo mund të udhëheqë drejt një bote më stabile, më humane dhe më shumëpalëshe.
Analizë Politike dhe Gjeopolitike