leoni

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët për evakuim mjekësor ajror në Prishtinë

Në Kampin Film City në Prishtinë, u realizua një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, ku morën pjesë njësitë mjekësore të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Trajnimi u fokusua në mënyrat e ngarkimit dhe shkarkimit të pacientëve gjatë operacioneve ajrore, duke simuluar kushte reale të evakuimit të të plagosurve. Misioni i KFOR-it ka theksuar se ky stërvitje ka për qëllim që shtetet pjesëmarrëse të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive në rast të krizave mjekësore. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit .

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …