Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke theksuar se sakrifica e tyre ishte themel i lirisë së Kosovës. Ai i ka cilësuar si intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën asnjëherë në rrugën drejt çlirimit. “Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë,” ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se kujtimi për ta do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm. Në përfundim, ai u shpreh: “Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”

Kontrolloni gjithashtu

BE përshëndet planin për qasje në drejtësi, por hesht për dështimet reale të sistemit gjyqësor

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur miratimin e Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor …