Vazhdon ngërçi në Kuvend: Dështimi i 18-të për votim të fshehtë, pa zgjidhje në horizont

Për herën e 18-të me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë formimin e komisionit për votim të fshehtë. Pushteti nuk i siguroi votat, ndërsa opozita refuzon të votojë Albulena Haxhiun. Kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë në konsultime, por pa rezultat. Vetëm 52 deputetë votuan pro – jo mjaftueshëm për kuorum. Deputetët opozitarë kritikuan procedurat. Përparim Gruda e akuzoi Deharin për shkelje të Kushtetutës, ndërsa Daut Haradinaj kërkoi reflektim nga Albin Kurti dhe propozimin e kandidatëve alternativë. Alban Zogaj e quajti situatën “absurde dhe të turpshme”. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese pritet të trajtojë ankesën e AAK-së për mënyrën e votimit. Fatmir Limaj, paralajmëroi për pasoja serioze, duke theksuar se vendi ka nevojë për qeveri funksionale. Ngërçi politik vazhdon, pa zgjidhje konkrete në horizont.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës: 160 të burgosur shqiptarë të vrarë, drejtësia ende mungon

Sot shënohen 26 vjet nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë …