Memli Krasniqi kritikon VV-në: Nuk ka vullnet për marrëveshje, koha për interpretim nga Kushtetuesja

Pas dështimit të 18-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vullneti në zhbllokimin e situatës politike në vend. Krasniqi tha se Vetëvendosje po e vazhdon qëllimisht agoninë institucionale duke shtyrë seancat në kundërshtim me rregulloren, ndërkohë që partitë e tjera kanë refuzuar këtë qasje. Nuk do të ishte fare e gabuar nëse mblidhemi çdo ditë. Ndoshta kjo do të krijonte një presion të ndërsjellë për të dalë nga kjo situatë. Por nuk pres që kjo të ndodh, për shkak të mungesës së interesimit nga Vetëvendosje për të zhbllokuar situatën,” theksoi ai. Më tej, Krasniqi bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke shpresuar që presidentja Vjosa Osmani t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të qartë rreth hapave të mëtejmë që duhet ndërmarrë në këtë krizë kushtetuese dhe parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës: 160 të burgosur shqiptarë të vrarë, drejtësia ende mungon

Sot shënohen 26 vjet nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë …