leoni

Enver Hoxhaj: Pas takimit me Talabanin, mora përkrahje për njohjen e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabani. Hoxhaj njoftoi se ka marrë përkrahje nga Talabani për avancimin e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga autoritetet e Kurdistanit. Hoxhaj theksoi se gjatë takimit janë diskutuar temat e përbashkëta historike mes dy popujve, përfshirë luftën për liri dhe përballje me gjenocidin, si dhe nevoja për një bashkëpunim më të thelluar politik, ekonomik dhe kulturor. Kënaqësi të takoj Qubad Talabanin, zëvendëskryeministër i Kurdistanit në Irak. Biseduam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri… Nga ai mora përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkroi Hoxhaj. Ai gjithashtu bëri të ditur se Talabani ka shprehur gatishmëri për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, hap që shihet si një sinjal pozitiv drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kurti ka fobi nga Thaçi e Veseli, i sheh edhe në ëndërr

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj …