Kryetari Haliti vizitohet nga nxënësit e Fshatit të Ri

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot nxënësit e klasës së katërt të Sh.M.F.U “Skënder Emërllahu” nga paralelja e ndarë në Fshatin e Ri të cilët u shoqëruan nga mësimdhënësit e kësaj shkolle. Gjatë kësaj vizite nxënësit kishin mundësinë të njoftohen rreth punës së komunës si dhe të kanë bërë pyetje mbi çështje të ndryshme por patën edhe disa kërkesa për kryetarin e komunës. Po ashtu nxënësit i dhuruan një letër kryetarit Haliti. Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti, i ka dëshiruar nxënësve mirëseardhje dhe i njoftoj ata rreth punës që ka bërë dhe po bënë komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve në fushat e ndryshme. Ai po ashtu i porositi nxënësit që të mbesin të përkushtuar në mësim nxënie pasi që ata janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

956 Fermerë Aplikues për Subvencione – Numër Rekord! 

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Deçanit ka njoftuar se ka …