Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjën e pestë për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit, për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit dhe nënkryetarit Fatmir Iska, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.

Mbledhja e KPF-së përfundoi me efikasitet, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;

2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec – Respektivisht lokali te parku i qytetit;

4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec- Respektivisht lokali te parku i qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

956 Fermerë Aplikues për Subvencione – Numër Rekord! 

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Deçanit ka njoftuar se ka …