leoni

Kryetari Përparim Rama takon Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kanë pritur të martën në takim,   Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Sipas një postimi në facebook të kryetarit Rama, bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Misionit të OSBE-së — me fokus te transparenca, të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrja qytetare ishte thelbi i diskutimit me Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë.

Ai e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Rama ka shkruar se do të vazhdojmë së bashku për një Prishtinë më të drejtë, më të sigurt dhe më pranë çdo qytetari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ju uron mirëseardhje të përzemërt mërgimtarëve tanë!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në profilin e tij …