BE intensifikon përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi – Sorensen zhvillon takime të rëndësishme në Berlin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me bashkëpunëtorët e ngushtë të kancelarit gjerman Friedrich Merz, me qëllim të shtyrjes përpara të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sorensen u takua me Sekretarin Shtetëror Géza von Geyr dhe Këshilltarin për Politikë të Jashtme, Günter Sautter, duke vlerësuar lart përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për përpjekjet e BE-së. “Takime shumë të mira këto të parat në Berlin, mirënjohës për mbështetjen gjermane”, deklaroi Sorensen në platformën X. Ai konfirmoi se diskutimet u përqendruan në hapa konkretë për avancimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …