Time Kadriaj

Time Kadrijaj, fajson drejtpërdrejt Albin Kurtin për bllokadën institucionale

 Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke e quajtur procesin “maskaradë” dhe fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për bllokadën institucionale. Sipas saj, Vetëvendosje po kërkon mbështetje pa konsensus, ndonëse vetë në të kaluarën nuk ka votuar kandidatë për kryeparlamentar kur ka qenë në opozitë. Kadrijaj theksoi se Kurti duhet të ndihet i turpëruar për këtë krizë politike dhe kritikoi tentativat për të ndryshuar mënyrën e votimit nga i hapur në të fshehtë përmes kryesuesit Avni Dehari. Ajo theksoi se standardet e dyfishta dhe mungesa e vullnetit për bashkëpunim po thellojnë krizën.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …