Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Albin Kurti e ka futur Kosovën në një rrugë joligjore dhe politike të mbyllur

Deputetja e zgjedhur nga PDK, Eliza Hoxha, ka reaguar ndaj ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur situatën “shumë të pakëndshme” dhe rrjedhojë të veprimeve të paligjshme nga ana e Albin Kurtit. Sipas saj, mënyra si është trajtuar procesi i konstituimit të Kuvendit përfaqëson një rrugë “qorre dhe joligjore”, që ka vendosur partitë opozitare në pozitë të vështirë. Hoxha akuzoi Kurtin për shkelje të Ligjit për Qeverinë, duke theksuar se anëtarët e qeverisë që u zgjodhën deputetë nuk kanë dhënë dorëheqje nga ekzekutivi, siç parashihet me ligj. Ajo theksoi se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin e një procesi që, sipas saj, është i deformuar dhe i paligjshëm që nga faza e certifikimit të rezultateve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …