Armend Zemaj

Armend Zemaj: Kurti po i shërben militantëve të Facebook-ut, nuk ka vullnet për formimin e institucioneve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikur qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk ka interes për formimin e institucioneve të reja dhe se është fokusuar më shumë në opinionin publik sesa në zgjidhjen e krizës politike. “Kurti u ka shërbyer militantëve të Facebook-ut. Kjo është gjendja ekonomike dhe integruese e Kosovës me këtë qeveri, e cila do të duhej të ishte në dorëheqje. Sot nuk dihet kush është deputet, kush është ministër e kush është kryeministër,” deklaroi Zemaj. “Këto lojë fjalësh janë të dëmshme për vetë procesin. Nëse ai i ka 61 vota, pse nuk e zgjedhin kryetarin? Kjo është demagogji për ta shpëlarë veten. Nëse vërtet i ka numrat, atëherë kjo mund të ndodhë, por nuk po ndodh – sepse nuk janë,” theksoi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …