leoni

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës dhe avansimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Sot, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, priti në takim një delegacion të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, Besart Dreshaj së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues dhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Gjatë këtij takimi, për herë të parë në historinë e saj, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ndau një çmim mirënjohjeje për një politikan,  z. Ali Ahmeti , duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj si dhe  në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare.
Në fjalën e tij gjatë pranimit të çmimit, Kryetari Ahmeti falënderoi për nderimin dhe theksoi se ky vlerësim i përket të gjithë atyre që kanë kontribuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shqiptarëve në rajon si garanci për paqe, zhvillim dhe integrim euroatlantik si dhe ruajtjen e marëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.
Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ahmeti shprehu besimin se Kosova së shpejti do të reflektojë vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve, duke formuar institucione që do të jenë të përkushtuara ndaj progresit dhe avansimit të integrimit euroatlantik të Kosovës.
Në fokus ishin edhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe statusit juridik të shqiptarëve të vendosur në marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti paralajmëroi për rrezikun e politikave anakronike që synojnë margjinalizimin e shqiptarëve dhe instalimin e një vazaliteti  institucional, duke theksuar se bashkimi dhe qëndresa janë çelësi për mbrojtjen e të arriturave historike.
Delegacioni nga Kosova dhe përfaqësuesit e BDI-së u pajtuan për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve, në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe të konsoliduar për shqiptarët në rajon

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Ftesë për përfaqsuesit dhe anëtarët e forumit

Me 6 maj 2025 do ti zhvilloj punimet Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Intelektualëve, në …