Nxënës nga disa shkolla të Komunës së Malishevës të përzgjedhur nga MASHT-i po marrin pjesë këtë vit në testin ndërkombëtar PISA. Test që vlerëson njohuritë dhe aftësitë e 15-vjeçarëve në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.
Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ku për dy ditë radhazi nxënësit i viziton, Shefi i drejtorisë, Sabit Berisha, ku informon se nxënësit janë në nivelin e mesëm të ulët, çka tregon se ata kanë arritur të kuptojnë dhe të përdorin njohuritë bazë, por ende hasin vështirësi në zbatimin praktik të tyre në situata komplekse apo të reja.
Zyrtarë komunalë dhe drejtorë shkollash e kanë vlerësuar pjesëmarrjen në test si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit në këtë komunë.
Ata theksojnë se rezultatet do të shërbejnë si bazë për identifikimin e nevojave të nxënësve dhe për planifikimin e ndërhyrjeve konkrete në mësimdhënie.
“Ky test na jep një pasqyrë reale për gjendjen e arsimit në nivel lokal dhe na orienton drejt përmirësimeve që duhen bërë”, u shpreh njëri nga zyrtarët e arsimit në Malishevë. Rezultatet përfundimtare të PISA-s priten në fund të vitit 2025, me synimin që të ndihmojnë në hartimin e politikave arsimore më të përshtatshme për komunën dhe më gjerë.