Policia identifikon të dyshuarit për përdorim të armëve në Rahovec

Policia identifikon të dyshuarit për përdorim të armëve në Rahovec

Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të cilën shiheshin persona duke shtënë me armë zjarri më datë 15.03.2025 në afërsi të lumit Drini i Bardhë në fshatin Radostë – Rahovec, hetuesit policorë në Stacionin Policor në Rahovec, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dy të dyshuar.

Gjatë realizimit të veprimeve hetimore, njëri nga të dyshuarit është gjetur në vendbanimin e tij, ku ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë për sinjalizim me zë, kalibër 9 mm, me një karikator e cila dyshohet të jetë përdorur në rast dhe një pushkë ajrore, kalibër 4.5 mm

Ndërkohë, i dyshuari i dytë nuk është gjetur në vendbanimin e tij, meqenëse dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Megjithatë, me autorizimin e tij, familjarët kanë dorëzuar në polici një pistoletë për sinjalizim me zë, kalibër 9 mm, me një karikator dhe 3 copë fishekë e cila po ashtu dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet procedurë penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Armët janë sekuestruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj çdo veprimi që cenon rendin dhe qetësinë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Vandalizohet posteri i Komandant Lleshit në Bujanoc

Në Bujanoc është vandalizuar posteri që promovon koncertin në kuadër të “Ditëve të Komandant Lleshit”, …