ZRRE-ja

Liberalizim pa rregulla, dëm për bizneset – DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, do të nis betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë në Kosovë.

Ne vlerësojmë se ky vendim është marrë pa një analizë të thuktë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit.

Nga 19 kompani për të cilat ZRRE thotë se kanë marrë licencë për furnizim me energji elektrike, është vetëm KESCO që po ofron në gjë të tillë, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimi aktual.

Ne vlerësojmë se ZRRE, po merr vendime dhe po ndërron kriteret sa i përket të punësuarve.

Derisa deri më tani ka vlejtur vetëm kriteri që kompanitë që kanë mbi 50 punëtor dhe ato deri në 10 milionë euro qarkullim, do të dalin në treg të hapur, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është njoftuar se në kriterin e ri të vendosur nga ZRRE, janë përfshirë edhe kompanitë që kanë deri në 50 punëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

Vandalizohet posteri i Komandant Lleshit në Bujanoc

Në Bujanoc është vandalizuar posteri që promovon koncertin në kuadër të “Ditëve të Komandant Lleshit”, …