Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Driton Selmanaj: VV nuk është partner i natyrshëm për LDK-në, koalicioni i kaluar ishte dëm për vendin

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një partner i natyrshëm për LDK-në. Selmanaj tha se katër vitet e fundit kanë treguar dëmet që, sipas tij, VV i ka sjellë vendit. Ai cilësoi ftesën e Kurtit për një koalicion të ri si jo të sinqertë dhe të motivuar nga përllogaritje politike. “Po ta donte koalicionin me LDK-në, do ta ruante”, tha Selmanaj. Sipas tij, lidhja më e natyrshme për VV-në është me PDK-në, për shkak të ngjashmërive ideologjike dhe njerëzve të përbashkët në struktura. “Shumë figura të rëndësishme të VV-së kanë kaluar nga PDK. Ka një bazë të përbashkët ideologjike mes tyre”, shtoi ai

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …