Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kryeministri Kurti po e largon Kosovën nga Perëndimi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të partisë së tij që e kanë cilësuar kryeministrin Albin Kurti si “argat i Serbisë”. Haradinaj theksoi se kjo akuzë nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e informacioneve, por me veprime që, sipas tij, dëmtojnë orientimin perëndimor të Kosovës. “Të jesh argat i Serbisë nuk do të thotë vetëm të japësh informata, por të largosh Kosovën nga Perëndimi,” deklaroi ai. Ai përmendi ndërprerjen e stërvitjes “Defender 2023” si një nga pasojat e këtyre veprimeve. “Është e papranueshme që Kosova të largohet nga projektet ushtarake e energjetike perëndimore,” tha Haradinaj.  Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk do ta mbështeste Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi nëse ai propozohet nga Vetëvendosje. “Nuk e votoj. Po ta kishte trajtuar më me kujdes ‘divorcin’, do të ishte ndryshe”, u shpreh Haradinaj.  Ai tha se mbështetja e tij për Limajn do të ishte e mundur vetëm nëse ky i fundit bëhet pjesë e një koalicioni opozitar. Sipas tij, Kurti po e përdor këtë çështje për përfitime politike, pas shumë vitesh përplasje me Limajn.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …