Ferizaj është përfitues i investimit prej afro 400 mijë eurove për rregullimin e parkut në fshatin Varosh

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, se komuna që ai udhëheq, ka përfituar 400 mijë euro nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në rregullimin e parkut në fshatin Varosh.

“Ferizaj është përfitues i investimit prej afro 400 mijë eurove për rregullimin e parkut në fshatin Varosh, pjesë e investimeve në infrastrukturën turistike, si rrjedhojë e aplikimit tonë në thirrjen publike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Për këtë qëllim, mirëprita ministrin e Zhvillimit Rajonal,  z. Fikrim Damka me bashkëpunëtorë për të diskutuar konkretizimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në postimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj: Njoftim për rrugë të bllokuara!

Të premten me 11 korrik, nga orët e mëngjesit rrugët “28 Nëntori”, përkatësisht prej Stacionit …