Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do ta voton as ndonjë kandidat tjetër të VV për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti politik që ai i takon nuk do ta voton as ndonjë kandidat tjetër të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit. Ai ka shtuar më tutje se ndërrimi i votimit në Kuvend për ta votuar të parinë e legjislativit nuk është thjesht çështje procedurale ashtu siç po mendon Vetëvendosja. “Partia e parë dhe z. Kurti dhe satelitë partiakë politik po mendojnë që është çështje procedurale. Në rregull që ata e trajtojnë si çështje procedurale por 20 herë është provuar dhe po dëshmohet që nuk është procedurale, atëherë duhet me pas veprim politik. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfaqur më tutje besimin e tij se nuk beson që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka 61 vota për të formuar qeverinë e re.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …