Kaja Kallas

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas ka porositur liderët e partive politike që interesin e Kosovës ta vënë në plan të parë

Pas vizitës në vendin tonë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka porositur liderët e partive politike që t’i lënë anash ndasitë mes tyre dhe interesin e Kosovës ta vënë në plan të parë. Ajo ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sa më parë ngërçit politik dhe krijimin sa më të shpejt të institucioneve. “Liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës” ka shkruar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …