Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca ka filluar me përpjekjen e përsëritur të Vetëvendosjes për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë. Kryesuesi i seancës nga radhët e partisë Vetëvendosjer, Avni Dehari kërkoi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim. Nga 90 deputetët e pranishëm në seancën e sotme, ishin 53 votuan PËR krijimin e këtij komisioni, një kundër dhe asnjë abstenoi. Seanca e radhës do të mbahet më 27 maj, në orën 11:00.
