Kosova, si shtet me ekonomi të brishtë dhe mungesë të një sektori stabil të orientuar drejt prodhimit, pamundësia për të mbuluar kërkesat e konsumit të brendshëm fatkeqësisht ka bërë që ajo të mbetet një vend importues dhe konsumues.
Në vitin 2018 eksportet ishin 367 milion ndërsa importet 3.34 miliard me një deficit tregtar prej 2.97 miliard euro.
Në vitin 2019 pati rritje lineare të eksporteve në 383 milion ndërsa, importet ishin 3.49 miliard me një deficit tregtar 3.11 miliard euro.
Në vitin 2020 eksportet u rritën në 474 milion ndërsa importet ishin 3.29 miliard me një deficit tregtar 2.82 miliard.
Në vitin 2021, eksportet e Kosovës u rritën në 575 milionë euro, duke shënuar një përmirësim të konsiderueshëm nga 474 milionë euro në vitin 2020. Megjithatë, importet gjithashtu u rritën ndjeshëm në 3,93 miliardë euro, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 3,92 miliardë euro – më i larti ndonjëherë.
Deri në vitin 2022, eksportet u rritën edhe më shumë në 920 milionë euro, por fatura e importit u rrit në 5.63 miliardë euro, duke çuar në një deficit tregtar rekord prej 4.71 miliardë euro.
Viti 2023 rezultoi edhe më negativ për Kosovën në statistikat e tregtisë së jashtme pasi eksportet shënuan rënie krahasuar me vitin parapra. Nga ana tjetër, importet vazhduan të rriten, duke arritur në 5.91 miliardë euro .
Viti 2024. Eksportet për këtë periudhë arritën në 956,21 milionë euro, që paraqet një rritje prej 9,82%, ndërsa importet e mallrave u rritën me 7,57%, duke arritur vlerën prej 5,883,03 milionë euro.
Pra, për t’i treguar raportin tregtar qeverisë siç po e proklamon dallimi ndërmjet periudhës 2018-2020 dhe 2021-2024 është se në periudhën e parë deficiti trgetar është 8.81 miliard, ndërsa në periudhë e dytë 14.70 miliard, pra me një rritje mbi 60% të deficiti tregetar.
Nëse shikojmë bilancin tregtar në 4 muajt e parë të 2025-ës, shohim se kemi një deficit tregtar mbi 1.9 miliardë euro, kjo është vërtet shqetësuese.