Lushtaku dhe Nura ndërrojnë pozitat

Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, një ditë më parë ka dhënë betimin si kryetar komune, ndërkaq të premten ish-kryetarin Fadil Nura e ka emëruar nënkryetar komune.

“Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën si nënkryetar komune, një mik e bashkëpunëtor i imi për vite me radhë. Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”, i cili në mandatin e Fadil Nurës, ishte në pozitën e nënkryetarit të komunës së Skenderajt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …