Edi Rama refuzon çdo marrëveshje me Britaninë për migrantët: “Besnikë marrëveshjes me Italinë”

Shqipëria ka përjashtuar mundësinë për të pranuar emigrantë të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me homologun britanik Keir Starmer më 15 maj në Tiranë, e përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të ngjashme me atë që ka me Italinë. “Që në fillim kemi sqaruar se marrëveshja me Italinë është e vetme, e ndërtuar mbi një raport të veçantë dhe një realitet gjeografik specifik. Kjo nuk është një formulë që do të aplikohet me të tjerët”, deklaroi Rama, duke nënvizuar se Shqipëria ka refuzuar kërkesa të ngjashme nga disa vende. Rama përdori një krahasim simbolik për të nënvizuar qëndrimin e tij: “Jemi besnikë martesës me Italinë, pjesa tjetër është thjesht dashuri.” Qëndrimi i Shqipërisë vjen në një kohë kur Britania po shqyrton marrëveshje me vende të Ballkanit për ngritjen e “qendrave të kthimit” për migrantët e refuzuar, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …